Një Atelier Arti
Me tu shkëputur nga psikologjinë ajo filloi të pikturonte, një pasion edhe talent që ajo kishte qysh e vogël pasi kishte nisur pikturat që në moshën 7 vjeçare. Periudha më produktive e pikturave të saj nisi nga viti 2017 edhe vazhdon deri në 2023. Gjatë kësaj kohe janë realizuar mbi 400 piktura. Me kalimin e viteve ajo filloi të eksperimentojë edhe me teknika të tjera të piktures siç është shkuma, pastelat, akrilik etj.
Me zhvillimin e pikturave u krijua edhe Atelieri. Logo është emri Erina i shkruar me dorë nga artistja edhe i futur në kompiuter. Ngjyra dominuese u përzgjodh e kuqja si një ngjyrë karakteristike që del sipër brandit. U frymëzua nga brandet botërorë që kanë ngjyrën që del sipër logos edhe brandit siç është jeshilja e Botega Veneta, roza e Valentino etj.
E kuqja e Atelier Erina është frymëzuar nga Supreme Red e markës së veshjeve Supreme por ndryshon në tonalitet edhe në dinamikë.
Në mënyrë që Atelier Erina mos të ishte thjesht një atelier por edhe diçka më shumë u krijuan produkte të branduara. Këto produkte krijohen nga aplikimi i logos ose/dhe pikturës në mënyrë që produkti të personalizohet. Ndër objektet që materiali është aplikuar janë Bluza, Shallë, Kollare, Trasta, Filxhan, Fshirëse Syzesh etj.








