Një Atelier Arti

Erina Bektashi studioi për neuro-biologji edhe psikologji për 5 vite në universitetin e Regensburg edhe përfundoi me nota shumë të mira. Me mbarimin e studimeve ajo ishte gati për të hyrë në tregun e punës. Puna e saj e parë ishte si psikologe në një klinikë rehabilitimi në malet e Bavarisë. Ajo ishte shumë e aftë në profesionin e saj edhe gjatë periudhës së punës aty trajtoi shumë pacientë në fushën e psikologjisë. Kohëzgjatja e periudhës së punës së saj në atë klinikë ishte 1 vit.
Foto Erina rreth nesh

Me tu shkëputur nga psikologjinë ajo filloi të pikturonte, një pasion edhe talent që ajo kishte qysh e vogël pasi kishte nisur pikturat që në moshën 7 vjeçare. Periudha më produktive e pikturave të saj nisi nga viti 2017 edhe vazhdon deri në 2023. Gjatë kësaj kohe janë realizuar mbi 400 piktura. Me kalimin e viteve ajo filloi të eksperimentojë edhe me teknika të tjera të piktures siç është shkuma, pastelat, akrilik etj.

Me zhvillimin e pikturave u krijua edhe Atelieri. Logo është emri Erina i shkruar me dorë nga artistja edhe i futur në kompiuter. Ngjyra dominuese u përzgjodh e kuqja si një ngjyrë karakteristike që del sipër brandit. U frymëzua nga brandet botërorë që kanë ngjyrën që del sipër logos edhe brandit siç është jeshilja e Botega Veneta, roza e Valentino etj.

E kuqja e Atelier Erina është frymëzuar nga Supreme Red e markës së veshjeve Supreme por ndryshon në tonalitet edhe në dinamikë.

Në mënyrë që Atelier Erina mos të ishte thjesht një atelier por edhe diçka më shumë u krijuan produkte të branduara. Këto produkte krijohen nga aplikimi i logos ose/dhe pikturës në mënyrë që produkti të personalizohet. Ndër objektet që materiali është aplikuar janë Bluza, Shallë, Kollare, Trasta, Filxhan, Fshirëse Syzesh etj.

Fakti që janë mbi 800 piktura bën që përdorimi i tyre të konfuzojë mbi brandin që e ka prodhuar produktin kështu që logo Erina është e aplikuar në thuajse cdo produkt. Qëllimi i përdorimit është që të jetë një manual se si janë përdorur dhe duhen përdorur elementët grafikë në brandimin e një produkti, mënyrat e sakta e të gabuara etj.
Atelier Erina ndodhet si lokacion fizik në Rr Artan Lenja Kompleksi Magnet, Dorado 1112, 1023 Tiranë. Është shpërndarë në 3 pika atelieri në 2 objekte Dorado dhe Perseus. Aredimi i ambjenteve të brendëshme është bërë nga arkitektë në mënyre që çdo pikturë të jetë e dukshme për syrin.